Sony së shpejti edhe me Xperia Z1 Mini?

Posted by Unknown  |  at  1:33 PM No comments

Para pak kohësh ishte thënë se Sony është duke punuar në versionin e ri të telefonit të saj të mençur Xperia Z1 Mini, ndërsa tani besohet se ky lajm është i saktë pasi që për këtë model të ri të telefonit tashmë kanë rrjedhur disa specifika të mundshme.

Sony Xperia Z1 Mini thuhet se do të vijë me Android 4.2.2 Jelly Bean, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në formatin HD si dhe rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve.
Procesori i Xperia Z1 Mini thuhet se do të jetë e njëjtë, pasi që edhe versioni minimal i telefonit do të posedojë procesorin quad core 2.2Ghz Snapdragon 800 sikurse Xperia Z1, bashkë me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.
Gjithashtu është thënë se Xperia Z1 Mini gjithashtu do të vijë me 20.7 mega-piksel me sensorin Sony Exmor RS, ndërsa telefoni poashtu do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.
Thashethemet më të reja thonë se lansimi i Xperia Z1 Mini do të prezantohet zyrtarisht në ngjarjen e famshme të teknologjisë, CES 2014, e cila mbahet në janar

About the Author

Write admin description here..

Get Updates

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

Share This Post

Related posts

0 comments:

    Popular Posts

© 2013 Ballina. WP Theme-junkie converted by BloggerTheme9
Blogger templates. Proudly Powered by Blogger.
back to top