Dushi: Të ndalohet fushata e Vulinit

Posted by Unknown  |  at  1:16 PM No comments

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Florian Dushi, i bën thirrje KQZ-së dhe Qeverisë së Kosovës t’ia ndalojnë Vulinit që të bëjë fushatë në Kosovë në favor të subjektit politik të cilin e mbështet Qeveria e Serbisë.

Gjatë paraqitjeve të tij publike, Vulin ka shantazhuar banorët serbë me ndalesë të pagave nga Serbia nëse ata nuk votojnë “Listën Qytetare Serbe”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por edhe institucionet e tjera relevante në Republikën e Kosovës duhet të reagojnë dhe ta ndalojnë aktin e paprecedent të interferimit të qeverisë së Serbisë përmes ministrit të saj pa portofol por të ‘uniformuar’, Aleksandar Vulin, në fushatën parazgjedhore në vendin tonë”, ka shkruar Dushi në Facebook, citon lajmi.net.
“Kjo sjellje përveç që është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare dhe parimin e fqinjësisë së mirë”, thotë Dushi.
“Ky ministër, me uniformë të zezë, uniforme te cilën shqiptarët e kanë parë që më parë në këto troje, përveç tjerash po tenton që, përmes kërcënimeve dhe shantazheve, ta detyrojë komunitetin serb në Republikën e Kosovës që të votojë për listën produkt të qeverisë së Serbisë, Listën Qytetare ‘Srpska’”.
“Kjo praktikë e ndërhyrjes së një qeverie të një shteti fqinj në fushatat e brendshme parazgjedhore është e panjohur në praktikat ndërkombëtare dhe krejtësisht e papranueshme për shtetet normale”, ka përfunduar Dushi postimin e tij në Facebook. 

Tags:
About the Author

Write admin description here..

Get Updates

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

Share This Post

Related posts

0 comments:

    Popular Posts

© 2013 Ballina. WP Theme-junkie converted by BloggerTheme9
Blogger templates. Proudly Powered by Blogger.
back to top